Zyrtare: Islami largohet nga Feronikeli

24 maj 2021 | 13:43

Mbrojtësi Përparim Islami e ka konfirmuar lajmin se është larguare dhe zyrtarisht nga skuadra e Feronikelit.

Islami ka qenë pjesë e skuadrës nga Drenasi gjatë tri viteve të fundit, derisa ka arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, poashtu ishte pjesmarrës edhe në garat evropiane.

“Ju njoftoj se nga sot nuk jam pjesë e FC Feronikelit. Falënderoj drejtuesit e Feronikelit, konkretisht presidentin e klubit, Naser Ramaj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falënderoj të gjithë trajnerët të cilët kam punuar me ta sa isha pjesë e Feronikelit. Falënderoj shumë edhe shokët e skuadrës që kemi qenë se bashku gjatë këtyre tri vite, ku arritëm t’i fitojmë të gjithat kupat e mundshme në Kosovë. Falënderoj poashtu të gjithë qytetarët e Drenasit dhe kryetarin Ramiz Lladrovci, të cilët gjithmonë na kanë qëndruar afër gjatë këtyre viteve”, ka shkruar Islami në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Gianluigi Buffon është e gjitha për t’u…