Zyrtare: Jetmir Basha i bashkohet Ulpianës
19 korrik 2021
| 11:59
Klubi i futbollit Ulpiana ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin 23-vjeçar Jetmir Basha.
Kjo u bë me dije nga vet klubi i Ulpianës nëpërmjet rrjeteve sociale.
Basha vjen nga radhët e KF Kukësit, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së KF Tërbunit të Pukës, transmeton Klankosova.tv.
“KF Ulpiana arrinë marrëveshje me portierin 23 vjeçarë Jetmir Basha, i cili vjen nga radhët e KF Kukësit, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së KF Tërbunit të Pukës. Ne i urojmë mirëseardhje Jetmirit, dhe së bashku t’ja arrijmë qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin e klubit.