Zyrtare: Jetullahu te Vëllaznimi
18 dhjetor 2018
| 16:45
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova vazhdon të jetë aktive në transferimin e futbollistëve.
Mesfushori Labinot Jetullahu i cili ishte pjesë e KF Drita, KF Trepça ‘89 dhe se fundmi pjesë e KF Onix, ka nënshkruar për skuadrën kuqezi nga Gjakova.
Jetullahu ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020. Vëllaznimi është përforcuar me qendërmbrojtësin Agron Beqiri, i cili sezonin vjeshtor ishte pjesë e KF Onix. Futbollisti në fjalë ka nënshkruar me skuadrën gjakovare kontratë deri në fund të edicionit 2019/20.
/Epoka e re/