Zyrtare: Josa, trajner i ri i KF Vëllaznimi
KF Vëllaznimi e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Mirel Josa. Trajneri nga Shqipëria edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e futbollit të Kosovës, pasi e ka drejtuar Prishtinën.
Klubet e mëparshme të Josës janë edhe KF Tirana, FC Skënderbeu dhe KF Vllaznia.
“Mirësevjen Mirel Josa! Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonin pranverore. Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.
Mirel Josa është shpallur kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë, dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë, një herë fitues i Kupës së Kosovës.
/Epoka e re/