Zyrtare: Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kalon pragun
07 nëntor 2019
| 10:59
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, gjatë një konference për media ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e kalon pragun. Ky koalicion ka marrë 42.072 vota ose 4.984 për qind.
Rezultatet sipas subjekteve politike janë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29 për qind, LDK-ja 206.458 ose 24,458 për qind, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163 për qind. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47 për qind, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74 për qind, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984 për qind.
/Epoka e re/