Zyrtare: Korenica largohet nga Liria
30 maj 2018
| 11:35
Liria e Prizrenit ka mbetur pa kapitenin e saj, Meriton Korenica, i cili ka vendosur të largohet nga kjo skuadër.
Ai nëpërmjet një njoftimin në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se aventura në skuadrën e Lirisë ka përfunduar dhe se tash është koha për sfida të reja. “Dy sezone të mrekullueshme i kalova në Prizren. Ishte kënaqësi të jem pjesë e Lirisë, ku pata periudhë të rëndësishme për karrierën. Falënderoj kryesinë e klubit, tifozët ‘Arpagjikët’, bashkëlojtarët, trajnerët Bledi Shkembi, Iris Selimi, Bekim Bakaj dhe të gjithë të tjerë përreth klubit. Tani është koha për sfida të reja dhe një hap të ri në karrierën time. Faleminderit Prizren për gjithçka!”, ka shkruar Korenica.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)