Zyrtare: Kryesia e Kuvendit në orën 18:00 vendos për seancën e demarkacionit
16 shkurt 2018
| 17:34
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në orën 18:00 do të mblidhet për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me ketë rend dite: Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.