‘Labi’ prezantohet te Llapi
30 korrik 2019
| 13:04
Sulmuesi Labinot Osmani javë më parë kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit, por prezantimi është bërë sot nga skuadra “bardhekaltër”.
“Sulmuesi vushtrrias, Labinot Osmani, i mirënjohur për publikun llapjan edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e Llapit.
“Labi” në të kaluarën ka luajtur për skuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10 asistimeve.
/Epoka e re/