Zyrtare: Leeds United shkarkon trajnerin
27 shkurt 2022
| 14:31
Leeds United kanë konfirmuar largimin e trajnerit Marcelo Bielsa.
Pas tre vite e gjysmë, klubi anglez ndërpreu bashkëpunimin me Bielsa shkaku i rezultateve negative në këtë edicion, ku janë duke luftuar për mbijetesë, transmeton lajmi.net.
Përmes një komunikate zyrtare, Leeds konfirmuar largimin e Bielsas.
“Leeds United mund të konfirmojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Marcelo Bielsa”, ka njoftuar klubi anglez.
Ndërkohë, Leeds renditën në pozitën e 16-të në tabelë me 23 pikë, dy më shumë se pozita që të dërgon në Championship.
Leeds United can confirm the club have parted company with head coach Marcelo Bielsa
— Leeds United (@LUFC) February 27, 2022