Zyrtare: Leeds United shkarkon trajnerin, emëron “ekspertin” e mbijetesës

03 maj 2023 | 12:40

Javi Garcia është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Leeds United pas 12 ndeshjeve në krye të ekipit.

Pozitën e kryetrajnerit te Leeds United e ka marrë menjëherë Sam Allardyce.

Lajmin e ka bërë me dije klubi i Premierligës me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

“Leeds United mund të konfirmojë se Javi Gracia do të largohet nga klubi pas 12 ndeshjeve në krye. Nga klubi do të largohen edhe Zigor Aranalde, Mikel Antia dhe Juan Solla, të cilët iu bashkuan Gracias”, është thënë në komunikatën e klubit.

Allardyce ka menaxhuar mbi 500 ndeshje në Premierligë në një karrierë menaxheriale që zgjat 29 vjet dhe ai ka përvojë në luftën për mbijetesë, pasi ka udhëhequr një numër të klubeve të tij të mëparshme që kanë synuar mbetjen në elitë.

Ndeshja e tij e parë në krye të “Bardhezinjve” do të jetë udhëtimi i së shtunës në Premierligë kundër Manchester City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka arritur të jetë një nga nënat më “cool”…