Zyrtare: Legjenda e Arsenalit emërohet trajner i Genoas

20 nëntor 2024 | 11:43

Genoa ka konfirmuar emërimin e legjendës së Arsenalit, Patrick Viera, si trajner të ri të klubit.

Skuadra nga Serie A që po kalon nëpër telashe të mëdha, ka konfirmuar tani se ish-futbollisti i skuadrave të mëdha italiane do të jetë trajneri i tyre nga sot.

Genoa tha se Vieira do të marrë drejtimin e seancës së tij të parë stërvitore të mërkurën pasdite pas nënshkrimit të kontratës së tij në selinë e klubit në Villa Rostan.

Grifone shkarkoi papritmas trajnerin e tyre, Alberto Gilardino, të martën, vetëm pesë ditë përpara një ndeshje kyçe të Serie A kundër rivalëve të drejtpërdrejtë Cagliari.

Një ish-reprezentues francez, Vieira e filloi karrierën e tij si trajner në Manchester City me Elite Development Squad dhe më pas kaloi në New York City FC të lidhur me City Group.

Ai gjithashtu ka drejtuar Crystal Palace në Premierligë, plus Nice dhe Strasburg në Ligue 1 të Francës.

Vieira ka përvojë futbolli në Serie A, pasi ka luajtur për Milanin, Juventusin dhe Interin. Ai bëri 100 paraqitje në ligën më të mirë të Italisë dhe shënoi 11 gola, me periudhën më të ndritur te tij te zikaltrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është pajtuar për një…