Zyrtare: Leicesteri prezanton Evansin
08 qershor 2018
| 12:27
Leicester City ka nënshkruar me mbrojtësin e West Brom Albion, Jonny Evans.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, kurse trajneri Claude Puel e ka mirëpritur transferimin e tij.
“Jonny është një lojtar i një eksperience të shkëlqyeshme në Premier Ligë dhe transferimi i tij është një lajm fantastik. Kjo është marrëveshje e madhe për skuadrën tonë”, ka thënë ai.
Ish-lojtari i Manchester United, gjatë verës ishte kërkuar nga Leicester City, Arsenali dhe Manchester City.
/Epoka e re/