![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/liver.jpg)
Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me Fabio Carvalho
03 korrik 2022
| 13:37
Liverpooli ka arritur të nënshkruajë me anësorin e Fulhamit, Fabio Carvalho.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglez përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Futbollisti do ta veshë fanellën me numër 28.
Në intervistën e dhënë pas zyrtarizimit, Carvalho ka thënë se është tejet i emocionuar dhe nuk arrin t’i gjejë fjalët e duhura për ta përshkruar se sa i emocionuar është.
“Jam pa fjalë, të them të drejtën. Është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh këtu”, është shprehur Carvalho.