Zyrtare: Liverpooli transferon Van Dijkun
27 dhjetor 2017
| 19:42
Liverpooli më në fund ka fituar garën për transferimin e qendërmbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk, pasi ka arritur marrëveshje rekorde prej 75 milionë funteve.
Dy klubet kanë qenë në negociata ditëve të fundit, pas problemeve që patën gjatë verës. Sot, sipas “Telegraph”, klubet kanë arritur marrëveshje përfundimtare.
Manchester City dhe Chelsea kishin shprehur interesim për të, por oferta më e lartë nga “Të Kuqtë” bindi krerët e Southamptonit për t’i lënë hapësirë kalimit të Van Dijkut te skuadra e Jurgen Kloppit.
Një marrëveshje pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të para të janarit, kur do të hapet afati kalimtar.
Mbrojtësi më i shtrenjtë deri tani ishte Kyle Walker që kaloi te City nga Tottenhami për 54 milionë funte.