Zyrtare: Llullaku përforcon Astran
27 qershor 2018
| 15:38
Azdren Llullaku është rikthyer sërish në Rumani. Ai ka nënshkruar kontratë për skuadrën e Astra Giurgiu.
Sulmuesi shqiptar në edicionin fundit ishte pjesë e skuadrës së Virtus Entela. 30-vjeçari dy sezone më parë ishte golashënuesi i ligës së dytë në Rumani, duke realizuar 16 gola në 20 ndeshje.
Futbollisti nga Istogu në karrierën e tij ka luajtur për këto skuadra: Conegliano, Sacilese Calcio, Sudtirol, Domegliara, Sacilese Calcio, Tamai, Sandona Jesolo, Gaz Metan Medias, Politehnica Iasi, Gaz Metan Medias, Astana, Tobol, Virtus Entella.
/Epoka e re/