Zyrtare: Lovreni rikthehet në Olympique Lyon

02 janar 2023 | 13:49

Qendërmbrojtësi kroat, Dejan Lovren largohet nga FC Zenit për t’u bashkuar me Olympique Lyon me marrëveshje të përhershme.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2025.

“Dejan Lovren kthehet në OL deri në vitin 2025. Olympique Lyonnais ka kënaqësinë të njoftojë, sapo të hapet dritarja e transferimeve, rikthimin në klub të qendërmbrojtësit dhe ndërkombëtarit kroat, Dejan Lovren, për 2 sezone e gjysmë, pra deri më 30 qershor 2025”, ka njoftuar Olympique Lyon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre fëmijë po vazhdojnë të marrin trajtim spitalor në Klinikën…