Zyrtare: Luka Modric rinovon kontratën me Real Madridin

17 korrik 2024 | 14:08

Mesfushori Luka Modric e ka rinovuar kontratën me Real Madridin, që do ta mbajë edhe për një vit tjetër në “Santiago Bernabeu”.

Kroati për dallim nga Toni Kroos vendosi të vazhdojë edhe një tjetër vit me gjigantin madrilen, pavarësisht që e di se do të jetë në stol shumicën e kohës.

“Real Madrid dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, ka njoftuar Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se këtë vit…