Zyrtare: Magani te Ballkani
29 korrik 2019
| 23:39
Sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani është përforcimi i radhës për skuadrën e Ballkanit.
“Në përpjekje të vazhdueshme për konsolidim të skuadrës, në veçanti të sulmit para pak çastesh FC Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin këmbëshpejtë Artur Magani. Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni, FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës, KF Feronikeli”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
/Epoka e re/