Zyrtare: Maliqi te Llapi
02 korrik 2018
| 16:25
Behar Maliqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me këtë skuadër.
“Behar Maliqi, 31-vjeç, i lindur më 22.09.1986 në Prishtinë, mesfushori e ka nisur karrierën tek Prishtina. Ai ka luajtur edhe për Fushë Kosovën, KEK-un, Partizanin e Tiranës dhe së fundmi për Feronikelin ku kaloj 4 edicione tejet të suksesshme ku ka realizuar 22 gola e shumë asistime. Beharit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.
/Epoka e re/