Zyrtare: Manaj, lojtar i Barcelonës
20 janar 2020
| 22:57
Përfaqësuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ka nënshkruar me Barcelonën deri në 2023.
Sulmuesi 22-vjeçar do të ketë klauzolën prej 50 milionë eurove, njofton klubi i Barçës.
Manaj, të premten e kaluar i ka kryer testet mjekësore ndërsa sot ka nënshkruar kontratën në stadiumin “Johan Cruyff” në prezencën e menaxherit përgjegjës për Barçën B, Silvio Elias, dhe sekretarin teknik të Barçës B, Jose Mari Bakero.
Transferimi i Manajt, Barçës i ka kushtuar 700,000 euro, plus dy milionë euro varësisht nga performanca e tij gjatë këtyre tri vjet e gjysmë të kontratës. Manaj në Barcelonë do të mbajë numrin 22.