Zyrtare: Maqedoni – Kosovë zhvillohet pa shikues

10 mars 2020 | 15:30

Konfirmohet vendimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e radhës kundër Kosovës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Krahas mbyllës së shkollave qeveria vendosi që të gjitha ndeshjet sportive të luhen pa prezencën e publikut dhe atë për 30 ditët e ardhshme.

Sipas këtij vendimi ndeshja e shumëpritur Maqedoni-Kosovë e paraparë për më 26 mars definitivishtë do të zhvillohet pa prezencën e publikut.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush, Haradinaj,…