Zyrtare: Marina Granovskaia largohet nga Chelsea, Boehly merr rolin e drejtorit sportiv
22 qershor 2022
| 11:24
Marina Granovskaia do të largohet nga Chelsea.
Që nga koha kur Roman Abramovichit i janë vendosur sanksione, Granovskaia pritej të largohej nga Chelsea.
Njoftimi i fundit nga klubi bën me dije se ajo do të lë “Stamford Bridge”.
Pozitën e saj do ta marrë shefi i klubit, Todd Boehly, i cili do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.
Kështu do të vazhdohet deri në pikën kur klubi gjen një zëvendësues të përhershëm për Marina Granovskaia.
“Ajo do të jetë në dispozicion për kohëzgjatjen e merkatos, në masën që kërkohet për të mbështetur tranzicionin”, është thënë në njoftimin e klubit londinez.