Zyrtare: Martial, futbollist i ri i AEK-ut  

18 shtator 2024 | 12:44

Anthony Martial është zyrtarisht lojtari më i ri i AEK Athinës, i cili iu bashkua klubit grek si lojtar i lirë. Sulmuesi francez u largua nga Manchester United pas skadimit të kontratës së tij këtë verë pas plotë nëntë vitesh në “Old Trafford”.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Martial ka gjetur tashmë klubin e ri, i cili tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e tij. Bëhet fjalë për grekët e AEK-ut të Athinës, klubi i cili ka njoftuar ardhjen e 28-vjeçari, i cili do të mbërrijë në Greqi këtë të mërkurë për të kryer formalitetet. “Magjistari po vjen!!! Takimi ne aeroport!!! Koha 20:40”, thuhet në njoftimin e AEK-ut. Martial thuhet se ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të bëhet një nga lojtarët e tyre më të paguar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto, ka…