Zyrtare: Meriton Korenica prezantohet te Manisa
03 shtator 2023
| 14:40
Meriton Korenica do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Ai të dielën është prezantuar me fanellën e Manisa.
Nuk është bërë me dije se për sa vjet ka nënshkruar, por Ballkani do t’i përfitojë 200 mijë euro nga shitja e futbollistit të krahut.
26-vjeçari ishte ndër lojtarët më meritor që Ballkani siguroi dy herë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Po ashtu Ballkani ka mbajtur edhe 20 për qind të kartonit të tij nga shitja e ardhshëm.