Zyrtare: Mertens largohet nga Napoli

24 korrik 2022 | 14:48

Dries Mertnes nuk do të jetë më lojtar i Napolit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre.

Fillimisht është thënë se do të arrihej një marrëveshje për rinovim ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarit, por kjo nuk ka ndodhur.

Kështu, Mertensi i ka dhënë fund periudhës së tij nëntëvjeçare me Napolin.

E ardhmja e lojtarit ende nuk dihet, por spekulohet se do të kalojë te Lazio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka pranuar largimin e Cristiano Ronaldos, por vetëm…