Zyrtare: Mevlan Zeka transferohet te Gjilani

24 qershor 2022 | 12:38

Sulmuesi Mevlan Zeka është transferuar te Gjilani.

Lajmin e ka bërë me dije Gjilani përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Marrëveshja e nënshkruar nga gjakovari është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi.

Zeka transferohet te gjilanasit pas fitimit të titullit kampion me Ballkanin.

Siç është thënë në njoftimin për medie të klubit suharekas, lojtari nuk ishte i kënaqur me minutazhën e ofruar dhe për këtë ka dëshiruar të ndërrojë ambient.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të premten ceremonia e diplomimit të gjeneratës së…