Zyrtare: Michael Carrick emërohet trajner i Middlesbrough-it
24 tetor 2022
| 17:01
Michael Carrick ka marrë drejtimin e Middlesbrough.
Klubi anglez ka njoftuar këtë të hënë për emërimin e 41-vjeçarit në pozitën e trajnerit. Carrick është pasues i Chris Wilder, i cili është shkarkuar më 3 tetor.
Afati i kontratës me ish-mesfushorin e Manchester United nuk është specifikuar.
Carricku ka luajtur 464 ndeshje për Manchester United dhe ishte anëtar i stafit të trajnerit të Ole Gunnar Sulzer. Anglezi ishte ushtrues detyre i trajnerit të “Djajve të Kuq” pas shkarkimit të norvegjezit.
Synimi i Michael Carrick me Middlsebroughin do të jetë mbijetesa në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Pas 16 ndeshjesh të zhvilluara këtë sezon, Middlesbrough ka grumbulluar 17 pikë dhe është i 21-ti në Premier Ligën angleze.