Zyrtare: Muhamed Useini nënshkruan kontratë dyvjeçare me Prishtinën

03 korrik 2022 | 12:27

Prishtina ka vazhduar ta përforcojë ekipin për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Transferimi i radhës i gjigantit kosovar është mesfushori defensivë Muhamed Useini i cili vije në Prishtinë pas aventurës trivjeçare me Gjilanin.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionin e shumëfishtë të Kosovës.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.

“Për Prishtinën vendova pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina”.

“Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona”.

“Tifozëve ju premtoj se do të japim më shumë se 100 për qind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë”, tha Useini për faqen zyrtare të klubit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arsimi cilësor…