Zyrtare: Mustafa largohet nga Gjilani
26 qershor 2018
| 10:53
Skuadrën e Gjilanit sot e ka braktisur edhe mesfushori Diar Mustafa.
Ka qenë vetë futbollisti ai që ka konfirmuar largimin nga Gjilani. “Nga sot nuk jam më pjesë e SC Gjilanit. Dua t’i falënderoj kryesinë, shtabin teknik, bashkëlojtarët dhe ‘Skifterat’ për gjithçka. Suksese!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
Nga kjo skuadër janë larguar edhe futbollistët e dëshmuar si Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Betim Haxhimusa dhe Gëzim Rusi.
/Epoka e re/