Zyrtare: Namani largohet nga Llapi

07 qershor 2019 | 20:30

Mesfushori Hamdi Namani ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se është larguar nga skuadra e Llapit.

Siç dihet Namani ka qenë në vitet e fundit kapiten i skuadrës nga Podujeva, kurse interesim për të kanë shfaqur Feronikeli dhe Drita.

“Ju njoftoj se nuk arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit, mora një vendim jo të lehtë për mua dhe vendosa të largohem nga skuadra e qytetit tim, KF ‘Llapi’. Dua të falënderoj përzemërsisht tifogrupin ‘Legjendat’, gjithë publikun llapjan dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 6 viteve sa isha pjesë e klubit të Llapit. Gjithashtu faleminderit kryesisë, zyrtarëve të klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkëpunimin”, ka shkruar Namani në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë zhvilluar një ndeshje shumë të…