Zyrtare: Ndërpritet mësimi deri më 27 mars, këto janë masat tjera që mori Qeveria
Pas shpalljes pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka marrë masat e para mbrojtësi ndaj kronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e qeverisë, ka thënë se në mesin e këtyre masave është e para ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars në të gjitha institucionet arsimore publike.
Masat tjera janë:
2. Pezullimi i linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe të mesëm,
3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës,
4. Vetkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë në Kosovë nga zonat epidemike,
5. Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive,
6. Ndalohet veprimtaria e restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00.
7. Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjenike,
8. Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese