Zyrtare: Ndërron jetë një paciente nga koronavirusi në Kliniken Infektive
08 prill 2020
| 21:34
Viktima është një grua 66-vjeçare nga Malisheva.
Me këtë numri i të vdekurve shkon në gjashtë nga Covid-19 në Kosovë.
“Sot me 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
/Epoka e re/