Zyrtare: Ndeshja Sigal Prishtina – Trepça, luhet të dielën

25 prill 2023 | 17:54

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka zyrtarizuar që ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës e pesta në kuadër të gkysmëfinales së Play-offit do të zhvillohet të dielën.

Ka qenë Sigal prishtina që kishte bërë kërkes për shtyrje të ndeshjes.

Ky është vendimi i FBK-së:

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sqaron për të gjitha palët që termini i ndeshjes, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes. Duke u bazuar në këtë parim, kemi shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes.

Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill.

Rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.

Duke u nisur nga situata  e krijuar dhe faktet ne vijim:

Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet

Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj

Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së

Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG

Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë

Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill

Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…