Zyrtare: Neueri pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri në “Instagram”. “Kjo ditë kishte për të ardhur në një pikë”, shpjegoi Neuer në një video të postuar nga ai.
“Secili që më njeh e di se ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Ishin 15 vjet që nga debutimi im, kur ne luajtëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe isha ekstremisht nervoz”, shkroi tutje ai. “Personalisht, e dashurova fanellën e Kombëtares së Gjermanisë. Faleminderit shumë për këtë mundësi. Ishte kënaqësi të luaja me krejt bashkëlojtarët dhe po ashtu që isha kapiten i Kombëtares për shtatë vjet”, ka deklaruar Neuer. 38-vjeçari, kishte debutuar me Gjermaninë në vitin 2009 dhe e përfaqësoi vendin e tij në 124 ndeshje, më shumë se çdo portier tjetër gjerman.
View this post on Instagram