Zyrtare nga KQZ-ja: Shpejtim Bulliqi fiton zgjedhjet në Podujevë
29 nëntor 2020
| 21:16
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Sipas KQZ-së, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51,64 për qind të votave.
Pas tij është kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari me 35.97 për qind të votave dhe kandidati i PDK-së, Naim Fetahu me 12.40 për qind.