Zyrtare: Olaf Scholz, kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
25 nëntor 2024
| 15:00
Olaf Scholz edhe zyrtarisht është kandidat i Partisë Socialdemokrate (SPD) për kancelar të Gjermanisë.
Siç ka raportuar “Deutsche Welle”, kancelari i tanishëm Olaf Scholz do të jetë kandidat për kancelar në zgjedhjet e parakohshme që priten me 23 shkurt.
‘Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD për kancelar. Në këto momente Partia Socialdemokrate (SPD) ka vendosur edhe zyrtarisht kancelari i tanishëm Olaf Scholz të jetë kandidati i saj për kancelar edhe në zgjedhjet e parakohshme që priten me 23 shkurt. Më parë nga kandidatura ka hequr dorë ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, kështu që Olaf Scholz ishte në fakt kandidati i vetëm i SPD-së për këtë post”, ka njoftuar “DW”.