Zyrtare: Pajaziti, trajner i Gjilanit
26 qershor 2018
| 14:00
Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me trajnerin Sadat Pajaziti. Ish-trajneri i KEK-ut dhe Drenicës do të drejtojë Gjilanin në dy vitet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Gjilanit në faqen zyrtare në “Facebook”, kurse me këtë rast ky klub, bënë me dije se është punuar intensivisht për të sjellë afër ekipit edhe ish-lojtarët e saj, kurse pritet edhe transferime nga klubet e Kosovës dhe rajonit si dhe vazhdimi i kontratave me disa nga futbollistët aktual.
/Epoka e re/