Zyrtare: Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut
Përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, gjatë një konference për media kanë njoftuar se Gordana Siljanovska ka marrë 363 980 vota, apo shndërruar në përqindje 44.57%. Ndërkohë Stevo Pendarovski ka marrë 423 292 vota, apo shndërruar në përqindje i bie 51.83 %.
Përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë theksuar se procesi zgjedhor ishte korrekt dhe atmosfera e zgjedhjeve presidenciale ishte e qetë.
“Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve, Stevo Pendarovskin dhe shpresoj se funksionin e tij do ta ushtrojë me sukses në pesë vitet e ardhshme. Zgjedhjet e së dielës janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe demokratike, por gjithë ata që kanë vërejtje apo ankesa për parregullsi mund t’i dorëzojnë dhe KSHZ-ja do t’i shqyrtojë në përputhje me dispozitat ligjore”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
Pendarovski në zgjedhje mori një numër të madh të votave të shqiptarëve që edhe ishin vendimtare jo verëm për fitoren e tij, por edhe për arritjen e pragut zgjedhor prej 40 për qind.