Zyrtare: Prishet koalicioni LDK-LV në Vushtrri

29 janar 2021 | 11:37

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zyrtarizuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në në komunën që ai udhëheq.

Tahiri në një konferencë për medie ka thënë se mosvotimi i planeve të rimëkëmbjes nga LV-ja, është i papranueshëm.

“Jemi komuna e parë që duam ta ndryshojmë agjendën e diskutimit në këtë vend. Mosvotimi i këtij plani nuk e ka asnjë kuptim. Kur kemi hyrë në bashkëqeverisje jemi zotuar për një qasje ndryshe në qeverisjen komunale. Sukseset janë të padiskutueshme, dhe ne jemi ndër komunat me përformancën me të mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se tani e tutje LDK-ja do të qeveris e vetme në Vushtrri.

“Nuk mund të lejoj që si kryetar komune një kryesi që merr një vendim politike për të mos përkrahur një plan për dalje nga kriza, të vazhdojmë të qëndrojmë në bashkëqeverisje, prandaj kemi ardhur në këtë moment. Para tre vitesh kam besuar tek qytetarët e Vushtrrisë që do ta mirëkuptojnë, dhe njëjtë besoj edhe për këtë vendim”.

“Ne do të qeverisim të vetëm, pa asnjë koalicion të ri. Vendimet do të shkojnë në Asamble Komunale dhe ato s’kanë të bëjnë me asnjë parti politike”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka mohuar se arsye tjetër për prishjen e koalicionit janë zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Perandoria e pasurive të patundshme të Donald Trump duket se…