Zyrtare: Prishtina e shkarkon Ismet Munishin
13 mars 2023
| 11:09
FC Prishtina ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishin.
Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit”, ka njoftuar FC Prishtina.
Me këtë rast, FC Prishtina ka falënderuar përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.
Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.