Zyrtare: Progni lë Teutën për Gjilanin

26 korrik 2019 | 15:23

Gerhard Progni është larguar nga skuadra e Teutës për të vazhduar karrierën në Superligën e Kosovës, përkatësisht në skuadrën e Gjilanit.

Ka qenë klubi I Gjilanit që e ka zyrtarizuar transferimin e 32-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Partizanin, Besën, Dinamon, Flamurtarin dhe Skënderbeun.

“SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djathtë, Gerhard Progni”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Progni gjithashtu karrierë kishte bërë edhe jashtë Shqipërisë, që për disa muaj ai kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit nga Superliga e Azerbajxhanit, FC Zira. Futbollisti më i ri i Gjilanit, Gerhard Progni, gjithashtu ishte pjesë e rëndësishme e shpresave të Shqipërisë, me të cilët kishte bërë mbi 10 paraqitje, duke realizuar edhe dy gola në fanellën e kuqezinjve.

/Epoka e re/

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacioni dhe Ndërrmarrësise, Muzafer Shala, sot ka vizituar…