![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/rafiinia.jpg)
Zyrtare: Rafinha largohet nga PSG-ja
04 shtator 2022
| 14:02
Paris Saint-Germain (PSG) ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit me Rafinha.
Skuadra e PSG ka njoftuar se mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje me klubin nga Katari, Al Arabi.
Parisienët i kanë uruar lojtarit të gjitha të mirat në të ardhmen e tij.
Rafinha nuk ka arritur të gjente hapësirat e tij të nevojshme te PSG, as kur Galtier erdhi në krye të stolit.