Zyrtare: Ramadani, trajneri i Feronikelit
Zekirija Ramadani është rikthyer sërish n ë krye të skuadrës së Feronikelit nga Drenasi.
Trajneri nga Maqedonia në postin e trajnerit e zëvendëson Sulejman Starovën, i cili u shkarkua një ditë më parë edhe përkundër faktit se e fitoi ndeshjen ndaj Ballkanit.
“Klubi njofton që ka arritur marrëveshje me trajnerin e mëparshëm të Feronikelit, Zekirija Ramadani, i cili do ta udhëheqë klubin në luftën për titull. Marrëveshja me Ramadanin është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit brenda pak ditësh. Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit. Ne i dëshirojmë suksese trajnerit tonë të ri dhe mbesim me shpresë që i njëjti do t’i mbështesë dhe do e nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
/Epoka e re/