Zyrtare: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i ri i Britanisë

24 tetor 2022 | 15:26

Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak ka rritur të sigurojë mbështetjen publike më të madhe  dhe votat e më shumë se 100 deputetëve për ta drejtuar Britaninë e Madhe.

Ai do të bëhet kryeministri i parë aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike.

Kryetari i Komitetit,  Graham Brady, ka konfirmuar se udhëheqësi i ri i konservatorëve Rishi Sunak do t’u drejtohet deputetëve në orën 14:30, në një fjalim.

Sunak është bërë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Boris Johnson e kishte emëruar ministër të Financave, në periudhën kur Britania pati regjistruar rastet e para me koronavirus.

“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta udhëheqim ekonominë tonë në kohërat më të vështira”.

“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, ka thënë ai të dielën.

Sunak do të jetë kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij kishte emigruar në Britani në vitet ‘60-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mësuese është pushuar nga puna në Kolumbi dhe shkak…