Zyrtare: Rita Ora në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë
Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës pritet të festohet në mënyrë madhështore.
Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe një dekadën e pavarësisë së vendit. Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura aktivitetet shtetërore që do të mbahen atë ditë, një surprizë e bukur po i pret qytetarët e Kosovës.
Ambasadorja e Kosovës në botë, Rita Ora me 17 shkurt do të jetë e pranishëm për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së vendit. Ajo që ka ditur të prezantoj më së miri Kosovën nëpër botë, Rita orë do të vijë me avionin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli e ka konfirmuar për lajmi.net këtë lajm.
“Rita Ora do të vije në Kosovë për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë. Jemi dakorduar që ajo do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli. Pra zoti Pacolli i ka ofruar mundësinë që të vije me avionin e tij pasi që ajo është ambasadore e Kosovës që përfaqëson vendin më së miri nëpër botë”, ka thënë ai.