Zyrtare: Sahiti rikthehet në Vëllaznim
24 dhjetor 2018
| 21:51
KF Vëllaznimi e ka rikthyer futbollistin Samir Sahiti, i cili në të kaluarën me plotë sukses i kishte mbrojtur ngjyrat kuqezi.
Lajmin për rikthim në këtë klub e ka konfirmuar vetë futbollisti nga Mitrovica nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Nga sot jam lojtar i KF Vëllaznimi. Faleminderit presidentit Agim Cana, faleminderit trajnerit Ismet Munishi. Vazhdojmë fuqishëm!”, ka shkruar Sahiti.
/Epoka e re/