
Zyrtare: Schulzi në Dortmund
21 maj 2019
| 12:35
Pasi dështoi në kampionat, duke mos fituar titullin kampion, Borussia Dortmund ka filluar të mendojë menjëherë për sezonin e ardhshëm.
Nënkampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar një blerje të bujshme. Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares gjermane, Nico Schulz.
Mbrojtësi 26-vjeçari, u transferuar nga radhët e Hoffenheimit, i kushtoi plot 27 milionë euro klubit verdhezi. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer, teksa spikatu edhe me paraqitjet e tij fantastike me ekipin kombëtar.