Zyrtare: Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 22 mars
15 mars 2021
| 15:45
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.
Thirrja e kësaj seancë vjen pas takimit që ajo dhe Albin Kurti kanë pasur me Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.