Zyrtare: Seanca për demarkacionin të martën në orën 16:00
15 mars 2018
| 18:04
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që vazhdimi i seancës për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet të martën në orën 16:00.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur i bindur se më 20 mars përfundimisht do të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin.
Sipas tij, tashmë ka një konsensus të plotë për këtë çështje. “Jam i bindur se bashkërisht do t’ia dalim. Ka konsensus të plotë. Ky ishte edhe qëllimi”, ka deklaruar Veseli.