
Zyrtare: Sejdiu, trajneri i Vëllaznimit
11 qershor 2018
| 21:22
KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Gani Sejdiu. Ky i fundit do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e ri 2018/2019.
“Presidenti i klubit, Agim Cana sot ka arritur marrëveshjen me trajnerin Gani Sejdiu që sezonin 2018/2019 ta udhëheq klubin kuq e zi drejtë Superligës. Nga java tjetër pritet që klubi të përforcohet edhe me 3-4 lojtarë”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimi.
Sejdiu edhe në kampionatin e fundit e drejtoi Vëllaznimin në disa ndeshje, por pa mundur të sigurojë mbijetesën në elitë.
/Epoka e re/